MITROVICË
Dhuratë për kampionin, fanella nga Turqia
10 June, 2017 @20:13
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebookut, klubi i Trepçës ‘89 ka njoftuar që biznismeni nga Stambolli me prejardhje nga Kosova, Abdurrahim Eren, i cili është përfaqësues i firmës sportive ‘Kappa’ në Turqi, i ka dhuruar kampionit të Kosovës fanella në prag të ndeshjeve kualifikuese për Champions League.
Eren e uroi skuadrën mitrovicase për titullin kampion si dhe i dëshiroi suksese në kuadër të garave evropiane, kur jemi pak ditë larg shortit për raundin e parë kualifikues drejt Champions Leagues.