TRANSFER
Diar Mustafa bëhet “skifter”
8 July, 2017 @17:31
Mesfushori Diar Mustafa është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit.
Mustafa sot ka nënshkruar me skuadrën e kuqe nga Gjilani, duke e zyrtarizuar kështu transferimin e tij nga kampionja, Trepça ‘89.
Ditë më parë Gjilani e kishte zyrtarizuar transferimin edhe të Fatih Karahodës dhe Fisnik Papuqit, derisa në ditët në vijim janë paralajmëruar edhe përforcime të tjera.