RAMIZ KRASNIQI
Disa lojtarë s’do të jenë në formacion më
21 August, 2016 @16:58
Trajneri i Lirisë, Ramiz Krasniqi, ka qenë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes së djeshme në Skenderaj, ku Liria u mposht nga Drenica, 2-1.
“Së pari, morrëm një gol që ishte pozitë jashtë loje. Rregullat qenkan ndërruar na thënë, e këto s’i njeh askush,” ka thënë Krasniqi pas ndeshjes.
“Ne u nisëm në sulm për të barazuar sa më shpejt, por pësuam nga një kundërsulm, kur vetëm një lojtar i yni qëndronte në zonë. Në pjesën e dytë dhamë gjithçka, nxorrëm penallti, më pas edhe shënuam, por nuk mjaftoi. Disa lojtarë me sjelljet e tyre në fushë më kanë befasuar dhe sigurisht që nuk do të jenë në formacion në ndeshjet tjera,” ka shtuar Krasniqi transmeton radio Kosova.
Liria e nisi me hubmje stinorin, duke u mposhtur nga Drenica 2-1, ku dy golat e vendasve u shënuan pas gabimeve në mbrojtje.