GANI SEJDIU
Fitore motivuese
21 August, 2016 @16:49
Trajneri i Besës, Gani Sejdiu, në prononcimin e tij pas ndeshjes së zhvilluar ndaj ish-ekipit të tij Ferronikeli, ka thënë se ekipi ia ka arsyetuar shumë mirë përgatitjet atij.
“Së pari t’ju tregoj një batutë, u kam thënë edhe në bankë atyre. Ferronikeli i kishte ndërruar vendet e bankave dhe më qëlloi ajo që gjithmonë ma ka dashtë aty. Për këtë fituam,” ka thënë duke qeshur Sejdiu.
“Seriozisht, Ferronikeli ka treguar se është njëri ndër ekipet më të fortë dhe profesional në vend. I falenderoj për mikpritje të madhe. Ndërsa lojtarët e Besës më janë përgjigjur më së miri pas përgatitjeve që i kishim. Janë treguar profesional, ndërsa mposhtja e kampionit në fillim të stinorit do të na shtojë edhe më shumë motivin tash,” ka thënë Sejdiu.
Besa mposhti Ferronikelin 2-1 si mysafir dje.