TORINO
Higuain me gol, Juve me fitore
20 August, 2016 @22:36
I shumë kritikuari për formën trupore pak para fillimit të sezonit, Gonzalo Higuain, i cili u ble për 94 milionë euro, i ka dhënë fitoren Juventusit në ndeshjen e parë sezonale për kampionin në fuqi në Serie A.
Higuain u inkuadrua nga banka rezervë, por kjo nuk i pengoi atij që ta gjente golin e tij të parë me ‘Zonjën e Vjetër’. Goli i parë i torinezëve u shënua nga Sami Khedira me kokë, ndërsa në të njëjtën mënyrë barazoi edhe Fiorentina përmes kroatit Nikola Kalinic, pak para se Higuain ta shënonte golin e fitores.
Kështu, Juventusi e nis ‘me këmbë të mbarë’ sezonin dhe bashkë me Romën, kanë nga 3 pikë në krye të tabelës.