KING POWER STADIUM
Xhaka startues, Arsenali barazon ndaj kampionit
20 August, 2016 @20:21
Në ndeshjen kryesore të xhiros së dytë në Premier League, kampioni në fuqi i Anglisë ka barazuar pa gola ndaj nënkampionit, në një takim i cili dhuroi një pjesë të parë të qetë, por një pjesë të dytë shumë atraktive.
Raste për shënim patën të dyja skuadrat, ndërsa ajo që ra në sy ishte reagimi i ashpër pas ndeshjes i Claudio Ranierit, trajnerit italian të Leicesterit, te gjyqtarët, sipas të cilit Leicesterit iu mohuan dy penallti të pastërta nga gjyqtari i takimit.
Gjithashtu, në këtë takim për Arsenalin startues ishte Granit Xhaka, i cili luajti për 72 minuta dhe pati një paraqitje shumë të mirë.
Pas dy ndeshjeve, të dyja skuadrat kanë nga një pikë, pasi që të dyja pësuan humbje në xhiron e parë.