AFRIM TOVËRLANI
Deri te epërsia gjithçka shkoi mirë
20 August, 2016 @18:10
Afrim Tovërlani menjëherë pas ndeshjes së humbur ka thënë se ekipi i tij u rehatua pas epërsisë, të cilën gjë, Besa e shfrytëzoi shumë mirë.
“Deri sa dolëm në epërsi, gjithçka ka shkuar për mrekulli te ekipi ynë. Krijuam raste, luajtëm mirë dhe shënuam. Por, pas këtij momenti, lojtarët si duket u rehatuan, gjë të cilën e shfrytëzoi Besa dhe me meritë fitoi në fund,” ka thënë Tovërlani pas ndeshjes.
Kështu, Ferronikeli e nis me humbje rrugëtimin për mbrojtje të titullit, ndërsa kjo është humbja e dytë e ekipit të Tovërlanit në dy ndeshjet e para zyrtare të këtij stinori, pas asaj në Superkupë ndaj Prishtinës.
KF Feronikeli 1-2 KF Besa All Goals and… by vallikrena