JAVA E DYTË
City nuk lejon befasi
20 August, 2016 @15:22
Në ndeshjen e tretë zyrtare nën drejtimin e Pep Guardiolas, skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore si mysafire e Stoke Cityt, duke bërë kështu që spanjolli t’i ketë 3 fitore në 3 ndeshjet e tij të para, përfshirë edhe fitoren me Steauan në play-offin e Champions Leagues.
Takimi u mbyll me shifrat 1-4, ndërsa golat e fitores për ‘Citizens’ u shënuan nga Sergio Aguero (2) dhe Nolito (2). Goli i nderit për vendasit e Stoke Cityt u shënua nga Bojan Krkic nga pika e bardhë.
Vlen të theksohet që në këtë takim për Stoke Cityn nuk luajti Xherdan Shaqiri, i cili nuk ishte as në bankën rezervë, për shkak të një lëndimi që e morri para ndeshjes.
Pas 2 xhirove, City ka 6 pikë, aq sa ka edhe rivali i qytetit, Manchester United.