TAHIR BATATINA
Shënuan nga ofsajdi
20 August, 2016 @14:04
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes Prishtina - Llapi ka thënë se ekipi i tij gjynah që është mposhtur nga Prishtina pas lojës së treguar.
“Pjesa e parë ka qenë e baraspeshuar, kurse ne do të mund të avanconim. Me lojën që ka treguar Prishtina është gjynah që u mposhtëm,” ka thënë ai.
“Goli i dytë i Prishtinës u shënua nga ofasajdi. Ai gol ndryshoi rrjedhën e lojës,” ka shtuar Batatina, përcjell Koha Ditore sot.
Llapi ka nisur stinorin 2016/17 me humbje, ndërsa në xhiron e dytë pret Trepçën.