PARA DUELIT: PRISHTINA - LLAPI
Me ish-sulmuesit e Prishtinës, kundër Prishtinës
19 August, 2016 @9:31
Sot me fillim në ora 16 në stadiumin “Agron Rama” të KEK-ut në Obiliq, hapet stinori i ri i Superligës. Fishkëllimin e parë të stinorit 2016/17 do ta bëj Gramos Shala në përballjen Prishtina - Llapi.
PËRFORCIMET
Derisa Prishtina ka investuar shumë te lojtarët, duke sjellë emra të kombëtares shqiptare si Debatik Curri, Armend Dallku e Ahmed Januzi, Llapi në anën tjetër do të tentojë t’i shkaktojë probleme bardhekaltërve nga kryeqyteti me ish-sulmuesit e saj, Berat Hyseni e Florim Berbatovci.
Prishtina e ka stadiumin në renovim e sipër dhe për këtë arsye do t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet si vendas këtë stinor në Obiliq.
ORARI I NDESHJEVE, TABELA DHE STATISTIKA TJERA
Aktualisht bardhekaltërit po drejohen nga trajneri i ri i ekipit, Kushtrim Munishi, që personalisht do të debutojë në Superligë si trajner, ndërsa te Llapi nuk ka ndërrime të mëdha në shtabin teknik, ku Tahir Batatina thotë fjalën kryesore.
Përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport Kosova, ndërsa përveç Shalës refer kryesor, të tjerët që do ta ndihmojnë atë në këtë ndeshje janë: S. Berisha, G. Mehmeti dhe I. Cërrvadiku.
SI U SHKOI STINORI I KALUAR 2015/16?
Prishtina është fituese aktuale e Kupës dhe Superkupës së Kosovës në futboll, ndërsa Llapi ka përfunduar stinorin e kaluar në vend të gjashtë, në krahasim me Prishtinën që përfundoi e teta.
Prishtina e Llapi kishin pasur edhe dy duele të nxehta në gjysmëfinale të Kupës ku kryeqytetasit kishin kaluar në finale me 3-0 dhe 1-1.
Sa i përket Superligës, në tre ndeshjet e stinorit të kaluar janë arritur këto rezultate: Prishtina 2-1 Llapi, Llapi 2-0 Prishtina dhe Prishtina 3-1 Llapi.
Futbollistët e paraqitur për 2016/17
KF PRISHTINA: | Portierë: 1. Alban Muqiqi, 12. Visar Bekaj, 35. Ardit Nika Futbollistët: 22. Lorik Maxhuni, 13. Liridon Leci, 18. Gentrit Dumani, 34. Agon Xhaka, 4. Armend Dalku (kapiten), 21. Liridon Kukaj (zëvendëskapiten i parë), 19. Milosh Miloviç, 33. Dardan Sekiraqa, 6. Debatik Curri, 16. Genc Hamiti, 7. Lorik Boshnjaku, 8. Endrit Krasniqi (zëvendëskapiten i dytë), 77. Mergim Pefqeli, 29. Kastriot Selmani, 23. Gentrit Begolli, 99. Kreshnik Lushtaku, 15. Gauthier Mankenda, 17. Blend Baftiu, 93. Mergim Neziri, 9. Shend Kelmendi, 11. Labinot Osmani, 25. Basit Abdul Khalid, 27. Ahmed Januzi. Shtabi teknik: Kushtrim Munishi – kryetrajner. Mentor Miftari e Rabit Ahmetaj – ndihmëstrajner. Ahmet Beselica – trajner i portierëve. Alban Llumnica e Oktay Altun fisioterapeut. Lutz Lindemann – drejtor sportiv. |