SUPERCOPA DE ESPANA
Superkupa e Barcelonës
18 August, 2016 @0:50
Skuadra e Barcelonës e ka filluar me trofe edicionin e ri, 2016/17.
Katalonasit e ngritën sonte trofeun e Superkupës së Spanjës, pasi e mposhtën Sevillan edhe në ndeshjen e kthimit.
Mesfushori turk, Arda Turan, ishte në disponim duke shënuar dy gola, ndërsa Leo Messi e shënoi golin e tretë për rezultatin përfundimtar 3-0.
Sevilla kishte rast të shënonte në minutën 33’ me anë të Vicente Iborra nga penalltia, mirëpo ky i fundit nuk ishte i saktë.
Kjo është Superkupa e 12-të e Barcelonës, që vazhdon ta mbajë epitetin e skuadrës më të trofeshme në këtë garë, e ndjekur nga skuadra e Real Madridit, që ka 9 Superkupa në muzeun e saj.