ANDRE AYEW
Një javë pas transferit, 4 muaj mungesë
17 August, 2016 @22:15
Sulmuesi i ri i West Ham Unitedit, Andre Ayew, do të mungojë për 4 muaj pas lëndimit që mori dje në humbjen ndaj Chelseat, 2-1, në Stamford Bridge.
Reprezentuesi i Ganës u zëvendësua në minutën e 35-të të ndeshjes së djeshme, vetëm një javë pasi që u ble nga Swansea për 20.5 milionë funta. Ai duhet të operohet në këmbën e djathtë, kanë bërë të ditur mediat angleze sot.