ZYRTARE
Xhemajli rikthehet përfundimisht në Itali
17 August, 2016 @20:03
Klubi i Galatasarayt ka konfirmuar zyrtarisht që Blerim Xhemajli nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Bolognas.
Xhemajli, sezonin që lamë pas e kaloi si i huazuar te Genoa në Serie A, ndërsa që nga sot ai do të jetë lojtar i Bolognas në formë permanente. Marrëveshja u kompletua sot për 1.3 milionë euro.
Kjo nuk është hera e parë që Xhemajli luan në Serie A, duke marrë parasysh faktin që ai para se të kalonte në Turqi, ishte pjesë e skuadrave si Parma, Torino e Napoli