RIO 2016 - FUTBOLL
Brazil-Gjermani, finalja e Olimpiadës
17 August, 2016 @22:49
Pas Brazilit që u kualifikua me fitoren e thellë ndaj Hondurasit, skuadra e dytë finaliste dhe kundërshtari i Brazilit në finalen e futbollit në Lojëra Olimpike është Gjermania.
“Panzerët” mposhtën me rezultat 2-0 Përfaqësuesen e Nigerisë, me golat e fitores që u shënuan fillimisht në minutën e 9’ nga mbrojtësi i majtë Klostermann e më pas nga Petersen në çastet e fundit të takimit.
Me Brazilin e Gjermaninë që do të luftojnë për medaljen e artë në finale, për medaljen e bronztë do të takohen Hondurasi dhe Nigeria.