MEDIA
Kreativitet dhe muskuj, ndryshimi Kosovë dhe Shqipëri
Skemat: Panorama Sport
17 August, 2016 @22:49
Në një artikull të botuar në të përditshmen tiranase Panorama Sport sot është bërë krahasimi i ekipit të Kosovës dhe Shqipërisë, para kualifikimeve për “Rusia 2018” dhe preferencat e përzgjedhësve përkatës, Albert Bunjaki e Gianni De Biasi.
Lënia jashtë e Alban Mehës nga Gianni De Biasi gjatë kualifikimeve, që njihet si lojtar fantazist vërteton edhe njëherë se italiani ka për qejf lojtarët më muskulor sesa ata kreativë.
Nëse marrim tiparet e Mehës, që njihet si kreativ, pastaj Milot Rashicës dhe Bernard Berishës, që preferojnë driblimin, tregon edhe njëherë se Bunjaki me Kosovën do të ketë lojë ofanzive në mesfushë që do të kërkojë golin dhe më tepër besim te aftësitë e individëve në grupin e lojtarëve.
Ndërkaq, De Biasi me Burim Kukelin, Taulant Xhakën e Amir Abrashin në mes, i beson më shumë muskujve, shto këtu edhe Ledian Memushajn e Ermir Lenjanin që çon më shumë në futboll luftarak dhe taktik.
Përveç këtyre, duhet pasur parasysh edhe moshën e 11-sheve potenciale. Kosova ka mesataren e ekipit potencial 25 vjeçar, ndërsa Shqipëria 27.8 vjeçar.
Kosova bën pjesë në Grupin I kualifikues për “Rusia 2018” ndërsa Shqipëria në Grupin G. SHIKO GRUPET.