NGA KONFERENCA
Pogba i gatshëm për nesër, Ibra qëndron 2 vite
18 August, 2016 @16:23
Mungoi në ndeshjen e parë për shkak të kartonëve që i kishte me Juventusin, ndërsa për ndeshjen e nesërme që United e luan në shtëpi ndaj Southamptonit, ai është i gatshëm.
Bëhet fjalë për francezin Paul Pogba, transferin më të shtrenjtë në histori të futbollit, i cili sipas të gjitha gjasave do të luaj nesër. Lajmi u konfirmua nga vetë Jose Mourinho në konferencën për shtyp.
“Ndaj Leicesterit luajtëm me lojtarë që kishin edhe më pak stërvitje sesa Pogba, prandaj mendoj se ai është i gatshëm. Ai është në formë të mirë fizike dhe nuk ka pasur probleme me ambientimin në skuadrën e re. Ai i njeh pothuajse të gjithë dhe është i gatshëm për nesër. Se a do të luaj nga fillimi apo nga banka, mbetet të shihet.” - u shpreh portugezi në konferencën para mediave.
Sa i përket pyetjeve për suedezin Zlatan Ibrahimovic, Mourinho deklaroi:
“Zlatan është i lumtur dhe shumë i motivuar. E them me bindje që ai do të jetë në këtë klub të paktën për 2 vite.”
Ndër të tjera, ai shtoi që United e synon titullin, është i lumtur me skuadrën e tij dhe shpreson që ta rikthejë faktorin ‘frikë’ në Old Trafford.