FADIL VOKRRI
35 mijë euro shtesë për kampionin
18 August, 2016 @15:04
Një ditë pa nisur stinori 2016/17 i Superligës së Kosovës në futboll, kreu i saj Fadil Vokrri në konferencë për shtyp sot ka bërë të ditur se me sponsorin e ri të Superligës, është dakorduar që ekipi kampion ti fitojë edhe 35 mijë euro shtesë, pavarësisht nga shpërblimet tjera financiare që vijnë nga transmetuesi i ndeshjeve (rreth 15 mijë për çdo ekip për stinor) dhe UEFA-ja (200 mijë euro për kampionin, 150 mijë për fituesin e Kupës), transmeton Borozani.com fjalët e kryetarit Vokrri.
Kështu, gara për titull kampioni tani më do të sjell shumë shtesë për ekipet prentendente për triumfin e maratonës së stinorit, ndërsa kompania e telekomit, Vala, ka nënshkruar marrëveshje me FFK-në për sponsorim të Superligës.
Për më tepër, në të holla do të shpërblehen 5 skuadrat e para të Superligës, ku i pari merr 35 mijë, ndërsa i pesti 5 mijë euro shpërblim në fund të stinorit.
Shpërblimet nga FFK:
Kampioni i Kosovës 2016/17 | 35.000€ | ||
Nënkampioni i Kosovës 2016/17 | 20.000€ | ||
I treti 2016/17 | 15.000€ | ||
I katërti 2016/17 | 10.000€ | ||
I pesti 2016/17 | 5.000€ |