NGA KONFERENCA
Ferronikeli e Prishtina, paratë e garantura
18 August, 2016 @14:25
Zyrtari i lartë i UEFA-së, që ka qenë sot në vizitë në Kosovë, Thierry Favre, ka bërë të ditur se Ferronikeli e Prishtina, si kampion, respektivisht fitues i Kupës së Kosovës në stinorin paraprak, i kanë të garantuara shumat e premtuara si çdo vend tjetër anëtar i UEFA-së.
Favre ka thënë se UEFA-ja të hollat i lëshon në fundvit, gjatë muajve nëntor e dhjetor dhe atëherë Ferronikeli e Prishtina do t’i marrin shumat, ka mësuar Borozani.com në konferencën e sotme për shtyp, ku FFK prezentoi edhe sponsorin e ri të Superligës.
Ferronikeli pritet të përfitojë rreth 200 mijë, ndërsa Prishtina rreth 150 mijë euro nga UEFA.