BIE PARTIZANI
Rusët e fortë për Partizanin
18 August, 2016 @20:30
Skuadra ruse Kuban Krasnodar është treguar të jetë tepër e fortë për nënkampionin e Shqipërisë, Partizanin.
Ekipi rus ka dominuar takimin e sotëm kualifikues për Europa Ligë dhe me gola të shpejtë të shënuar në pjesë të parë, thuajse ka siguruar kualifikimin tutje.
Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani kanë qenë në 11-she të Partizanit, që po drejtohet nga italiani Adolfo Sormani, por assesi t’i bëjnë ballë ekipi të shtrenjtë rus, që në përbërje ka pasur lojtarë të njohur si Ari, Pereyra, Granqvist, Sigurdsson, etj.
Përballja e radhës luhet një javë më vonë dhe Partizani do të duhet të kërkojë të pamundurën për të kaluar këtë kundërshtar.