BARDHEKALTËRIT
Prishtina e nis me fitore
19 August, 2016 @17:54
Fituesja atkuale e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Prishtina, e ka nisur me fitore stinorin e ri të Superligës.
Djelmoshat e Kushtrim Munishit janë ndezur në pjesë të dytë të ndeshjes ndaj Llapit sot, kur erdhën të gjitha golat në fitoren 3-1.
TABELA AKTUALE DHE ORARI I NDESHJEVE
Zëvendësuesi Shend Kelmendi ka shënuar golin e parë të këtij stinori për t’i dhënë epërsi ekipit të vetë, ndërsa pas asistimit të Gauthier Mankendas, Ahmed Januzi ka shënuar për 2-0.
Më pas, vetë Mankenda është përkujdesur për të vulosur fatin e takimit kur shënoi për 3-0, e krejt çka arriti Llapi deri në fund ka qenë goli i nderit, për 3-1, përmes Egzon Sinanit.
Formacionet startuese:
Prishtina: | Muqiqi - Maxhuni, Dallku /c/, Kukaj, Leci - Curri, Boshnjaku, Krasniqi - Pefqeli, Mankenda, Januzi. | ||
Llapi: | Avdyli - Jashari, Sinani, Emini /c/, Idrizi, - Namani, Shabanaj, Zeqiri, Krasniqi, - Berbatovci, Hyseni. |