TRAJNERI I PRISHTINËS
Munishi: Duhet punuar në aspketin psikik
20 August, 2016 @13:58
Trajneri i Prishtinës, Kushtrim Munishi, që nisi me fitore stinorin e ri ndaj Llapit pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij nuk e ka nënçmuar fare kundërshtarin.
“Llapin nuk e kemi nënçmuar. Kemi pasur vështirësi të shënojmë, pasi Llapi është mbrojtur mirë. Por, pasi që e dhamë të parën, shënuam shpejt edhe golat tjerë e u vetëkanaqëm, që më pengoi, pasi që duhet punuar në aspektin psikik me lojtarët më shumë,” ka thënë Munishi në deklaratën e tij pas fitores.
Prishtina mposhti Llapin 3-1 në ndeshjen e parë të stinorit.