KOSOVARE ASLLANI @ RIO 2016
Vetëm e argjendta për Kosovaren
20 August, 2016 @1:05
Futbollistja kosovare e Suedisë, Kosovare Asllani është stolisur me medaljen e argjendtë në olimpiadën e Rios.
Pasi eliminuan kampionet e katërfishta olimpike, SHBA-të pas penalltive në çerekfinale, suedezet larguan nga turneu edhe vendaset që përfunduan të katërtat sot pas humbjes nga Kanadaja 1-2. Për kanadezet, ngjashëm si për Suedinë, kjo ishte medalja e parë olimpike.
E arta i takoi Gjermanisë. Ato finalen e fituan me rezultat 2-0 falë golit të Marozsan, dhe autogolit të Sembrant. Blackstenius kishte ngushtuar epërsinë tepër vonë, në minutën e 87të.
Për Gjermaninë ky është titulli i parë olimpik pas tri të bronztave. Vetëm edhe Norvegjia ka titull olimpik të fituar në Sidnej kundër SHBA-ve. Amerikanet kanë edhe katër tituj dhe për herë të parë mbyllin një olimpiadë pa medalje.