OLD TRAFFORD
Ridebutimi i francezit bëhet sonte
19 August, 2016 @20:11
Ashtu siç u paralajmërua nga Jose Mourinho në konferencën për shtyp, Paul Pogba është i gatshëm për ndeshjen që United e zhvillon sonte ndaj Southamptonit dhe në formacionin e publikuar pak para ndeshjes, emri i francezit shihet në formacionin startues.
Ky në fakt do të jetë një ridebutim për francezin me fanellën e United, pasi që ai kishte debutuar me skuadrën senior gjatë sezonit 2011/2012, para se të largohej tek Juventusi.
Ndeshja fillon në ora 21:00, ndërsa këto janë formacionet startuese:
MUFC: De Gea; Valencia, Bailly, Blind, Shaw; Fellaini, Pogba; Mata, Rooney, Martial; Ibrahimovic
Southampton: Forster, Cedric, van Dijk, Fonte, Targett, Romeu, Hojbjerg, Davis, Tadic, Long, Redmond