VENDIMI I KD-së
Disiplinorja: Ballkani me terme “paushalle”
27 April, 2021 @23:29
Komisioni Disiplinor i FFK-së ka publikuar sot vendimet e fundit të saja dhe ndër të tjera në çështjen e stërzgjatur me KF Ballkanin ka thënë se ekipi suharekas ka bërë akuza të pavërteta, për atë i është inicuar disiplinorja.
“ndaj FC ”Ballkani” në procedurën të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave i FFK, për deklaratë publike ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, përmes akuzave të pa vërteta, përdorimin e termave paushalle dhe të pa argumentuara (kalkulim dhe manipulim), lidhur me ecurinë e ndeshjeve, me çka shkel dispozitat e kodit të sjelljes sportive. Kërkohet nga FC ”Ballkani” që në komisionin disiplinor të deponojë fakte dhe argumente për rastin e hapur. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet: Deklaratë plotësuese nga FC ”Ballkani”,” ku i ka dhënë afat deri më 29 prill në ora 13:00 të jep deklaratë plotësuese, ndërsa për ankesë ndaj këtij vendimi kanë afat 3 ditë.