Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS VENDIMIT TE KG-se

Ballkani reagon ndaj inicimit disiplinor

Ballkani reagon ndaj inicimit disiplinor


27 April, 2021 @11:51

Ditë më parë, saktësisht më 25 prill 2021, KF Ballkani kishte dërguar një letër të hapur për të gjithë akterët relevantë, duke i bërë të ditur për dyshimet për kurdisje të renditjes tabelare me pyetjen a po luajmë futboll apo po bëjmë matematikë?!

Nuk vonoi, një ditë më vonë Komisioni i Garave të FFK-së inicoi procedurë disiplinore për skuadrën lidere të Superligës, Ballkanin.

“Inicim disiplinor ndaj FC Ballkani. Motivi: Në deklaratën publike ofendon dhe akuzon organet e FFK-së dhe klubet për kalkulime (manipulime) në ecurinë e ndeshjeve kampionale dhe për Kupë,” ka shkruar në njoftimin e KG-së.

E tash Ballkani ka reaguar për këtë inicim disiplionr, duke thënë se klubi nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kërkim sensibilizimi dhe drejtësi për atë që po ngjan.

REAGIMI I PLOTË i KF BALLKANI:

FC Ballkani, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, ku ka shprehur indinjatën e thellë për dukurit negative në futbollin elitar në Kosovë.
FC Ballkani, nuk ka bërë asgjë me tepër vetëm ka kërkuar sensibilizim dhe drejtësi për atë që po ngjanë në elitën e futbollit kosovarë.
FC Ballkani, asgjë nuk ka shpifur asgjë nuk ka devijuar asgjë nuk ka shtuar vetëm ka treguar realitetin, realitet ky që fatmirësisht po e flasin të gjithë,( por fatkeqësisht për sportin ) ekspert të sportit, analist sportiv, gazetar sportiv, por më kryesorja po e fletë hapur edhe simpatizuesit dhe dashamirë të sportit në gjithë Kosovën.
Të gjithë po i dini tashmë këto ndodhi kjo sepse janë sheshazi dhe shumë të dukshme prandaj nuk kalojnë pa u komentuar e reaguar nga të gjithë, lere më nga ne që jemi të dëmtuar direkt.
FFK, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, menjëherë me datë 26.04.2021, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit.
Shtro
het pyetja cili është misioni i FFK-së, sjellja e rendit dhe mbarëvajtjes së futbollit apo ndëshkimi i atyre që qesin në dritë të ndoshitë e këtij institucioni dhe disa klubeve që janë të afërta me të.
Nëse FFK, këtë e ka bërë për të na zmbrapsur apo për të na frikësuar që të heqim dorë nga e drejta dhe sensibilizimi ju themi se janë duke gabuar, misioni i tyre nuk është ky.
Ky vend ka Zot, ky vend duhet të kthehet nga e mbara, ky vend meriton me tepër, ky vend meriton të ndalet avazi i vjetër, gjërat pastaj natyrshëm do bien në vendin e tyre.

Jo matematika po futboll të vërtet! - ka përfunduar reagimi i klubit suharekas.


11-SHET

Formacionet e mundshme: Real Madrid - Chelsea

Champions League

Formacionet e mundshme: Real Madrid - Chelsea

27/04/21 @ 11:18

BAYERN MUNICH

Negelsmann trajneri i ri i Bayernit

Bundesliga

Negelsmann trajneri i ri i Bayernit

27/04/21 @ 11:13

FERONIKELI - ARBËRIA

Arbëria me fitore sot, mund t’i afrohet barazhit

FFK Superliga

Arbëria me fitore sot, mund t’i afrohet barazhit

27/04/21 @ 10:11

NEROAZZURRI

Inter këtë fundjavë mund të fitojë titullin

Serie A

Inter këtë fundjavë mund të fitojë titullin

27/04/21 @ 00:07

REAEGON FEDERATA

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

27/07/23 @ 16:00

GJYQTARËT KOSOVARË NË EVROPË

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

Conference League/FFK Superliga

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

26/07/23 @ 11:36

FITORE E LEHTË PËR BALLKANIN

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

Conference League/FFK Superliga

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

25/07/23 @ 23:30

SHORTI PËR EDICIONIN 2023/24

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

25/07/23 @ 11:46

RIVALI I DUKAGJINIT

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

24/07/23 @ 15:09

RIVALI I DRITËS

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

24/07/23 @ 14:59

SHORTI I UECL

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

24/07/23 @ 14:48

PODUJEVË

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

24/07/23 @ 14:32

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

SUHAREKË

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

22/07/23 @ 16:21


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga