NEROAZZURRI

Inter këtë fundjavë mund të fitojë titullin
27 April, 2021 @0:07
Lideri i Serie A-së, Inter, mund të fitojë titullin e parë të kampionit në Itali që prej vitit 2010 këtë fundjavë.
Prej shumë, matematika më e kapshme për të ndodhur është kjo. Inter fiton Crotonen, ndërsa Atalanta nuk arrin t’i marr tri pikët e plota nga Sassuolo.
Nëse xhiroja mbyllet me Interin me 12 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, 4 xhiro para fundit të stinorit - neroazzurrët janë kampionë të ri të Italisë.