OLD TRAFFORD

Foto: manutd.com
United vazhdon me mbrojtësin, Ole i kënaqur
27 April, 2021 @0:02
Manchester United ka bërë të ditur sot se ka vazhduar kontratën me qendërmbrojtësin nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly, deri në qershor të vitit 2024.
Futbollisti 27-vjeçar ka luajtur 100 ndeshje me Manchester Unitedin prej se ka arritur në Old Trafford nga Villarreali në vitin 2016.
“Jam i lumtur. Ky vendim është diçka për të cilin nuk kam menduar më herët. E dua këtë klub dhe më pëlqen të luaj për Manchester Unitedin,” ka thënë Bailly gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
Kontrata e Baillyt ka edhe opcion për të vazhduar për një stinor shtesë, ndërsa trajneri aktual i Manchester Unitedit Ole Gunnar Solskjaer është shprehur të jetë i kënaqur me marrëveshjen e lehtë të arritur mes palëve dhe se llogarit te mbrojtësi.