PREMIER LEAGUE

Foto:Google
Folarin vazhdon me Arsenalin
26 April, 2021 @15:23
Arsenal, ka njoftuar se Folarin Balogun ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin.
Kontrata aktuale e sulmuesit do të përfundonte këtë verë, por trajneri Arteta dhe drejtori teknik Edu kanë bindur lojtarin se e ardhmja e tij mbetet në Emirates.
19-vjeçari ka një rekord mbresëlënës për Arsenal U23 këtë sezon, ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 16 ndeshje.
Balogun, gjithashtu bëri debutimin e tij në ekipin e parë këtë sezon, duke shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për ekipin e parë.
Në njoftim, drejtori teknik Edu tha: “Është mirë që Flo do të vazhdojë të jetë me ne. Ai është një talent i ri shumë premtues dhe tashmë ka treguar kaq shumë cilësi në ndeshjet e tij. Ne të gjithë po presim me padurim të punojmë me të gjatë zhvillimit të tij të vazhdueshëm në vitet e ardhshme”.
Mikel Arteta shtoi: “Ne kemi qenë jashtëzakonisht të impresionuar me Flo këtë sezon”.