SHQIP në BOTË
Goli i Hadërgjonajt nuk mjaftoi, Feneri mban hapin
25 April, 2021 @22:41
Fenerbahçe ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Kasimpasës me rezultat 3-2.
Valencia me dy gola (15’,45+1’) dhe Szalai 40’, ishin golashënuesit te Fenerbahçe, kurse te Kasimpasa Hajredinovic shënoi në minutën e 21’ dhe super ylli i Kosovës, Florent Hadërgjonaj shënoi nga pika e bardhë në minutën e 82’.
Hadërgjonaj ishte njëri ndër më të mirët në fushë, por nuk mjaftoi performanca e tij për fitore.
Fenerbahçe me këtë fitore ngritet përsëri në pozitën e dytë me 72 pikë, 3 më pak se lideri Besiktas, kurse Kasimpasa me 37 pikë në pozitën e 16 në Superligën Turke.