SHTATORJA
Ministri Çeku: Shtatorja e Fadil Vokrrit përurohet më 9 qershor
26 April, 2021 @16:25
Më i madhi i futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në përvjetorin e tretë të vdekjes së tij do të ketë të përuruar shtatoren e tij.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku, që ndër të tjera ka treguar se parku rreth shtatores së Vokrrit nuk do të mund të bëhet për shkak të mos plotësimit të kritereve të UEFA-së.
Fadil Vokrri përveç karrierës së tij futbollistike është treguar edhe kryetar legjendar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili me mundin e tij të madh ka bërë që UEFA e pastaj edhe FIFA të pranojnë Kosovën si anëtare të plotë dhe të barabartë të saja — fryt të cilin tash ia shohin të gjithë që mirren me futboll.
Vokrri kishte ndërruar jetë papritmas më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër, në moshën 57-vjeçare.