LAZIO 3-0 MILAN

Correa shkëlqen, Lazio bindshëm fiton
26 April, 2021 @22:43
Argjentinasi Joaquin Correa ka shënuar çiftgolësh sonte ndaj Milanit për të inspiruar ekipin e tij drejt fitores bindëse 3-0 [Correa 2, 51, Immobile 87].
Me fitore, Lazioja e Simone Inzaghit forcon pozitën e gjashtë, ndërsa Milan pa pikë sot, mbetet jashtë pozitave që dërgojnë në Ligë të Kampionëve!
Kësaj gjendjeje të Milanit i parapriu fitorja e Napolit sot, që ngriti ekipin e Gennaro Gattusos në pozitë të tretë.
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi u paraqit në minutat e fundit të ndeshjes sonte, duke zëvendësuar Immobilen (87’).