LOS BLANCOS

Foto:Google
Rikthehet Kroos, mungon Mendy
26 April, 2021 @15:10
Real Madrid u stërvitet sot në Valdebebas, para ndeshjes që zhvillohet nesër (21:00) kundër Chelsea.
E vetmja risi e Zizous, është rikthimi i Kroos.
Ferland Mendy, nuk arrin të rikuperohet as kundër anglezëve. Francezi është padyshim një mungesë e madhe për trajnerin duke qenë se ish-lojtari i Lyon ka qenë prej kohësh i padiskutueshëm.
Lojtarët që nuk morën pjesë në seancën e sotme ishin: Ramos i lënduar dhe pozitiv me covid, Valverde pozitiv me covid dhe Mendy i lënduar.
Në seancë nuk ka munguar Hazard, i cili tashmë u rishfaq në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe Carvajal, i rikuperuar gjithashtu ishte titullar në ndeshjen e fundit.