SHQIP në BOTË

Rrahmani e Hysaj mbyllin portën kundër Vojvodës e Ujkanit
26 April, 2021 @21:54
Në duelin e shqiptarëve në Serie A, fitues doli Napoli ndaj Torinos me rezultat 0-2.
Napoli e nisi ndeshjen furishëm, duke shënuar në minutën e 11’ me Bakayoko dhe në minutën e 13’ me Osimhen.
Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj luajtën 90 minuta për Napolin, kurse Mërgim Vojvoda e Samir Ujkani ishin në bankën rezervë gjatë tërë ndeshjes.
Napoli me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë me 66 pikë, kurse Torino me 31 pikë gjendet në pozitën e 16 në Serie A.