Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Dita 16, fillon 1/8 e finales

Dita 16, fillon 1/8 e finales


26 June, 2021 @10:01

Pas përfundimit të fazës grupore, përfaqësueset në EURO2020 patën dy ditë pushim, e sot fillon faza e eliminimit direkt, përkatësisht 1/8 e finales.

Ndeshja e parë e 1/8 së finales luhet sot me fillim nga ora 18:00, ku mes vete përballen Uellsi e Danimarka. Përfaqësuesja daneze, e cila fitoi simpatinë e gjithë botës pas rastit Eriksen,arriti t’i kalojë grupet përkundër humbjes në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, kurse tash shumë lehtë mund ta arrijë fazën çerekfinale të garës.

Danimarka është favorite për ta kaluar Uellsin, e nëse e bën këtë gjë në çerekfinale do të takohet me fituesin e duelit mes Holandës dhe Republikës Çeke.

EURO2020 - SKEMA DREJT FINALES

Në ndeshjen tjetër të ditës, sot me fillim nga ora 21:00 takohen Italia e Austria. Para fillimit të kampionatit, pak besuan që Italia do të shfaqte këso paraqitje, por faza grupore e dëshmoi punën e mirë të Mancinit dhe Italia e mori respektin që e meriton.

Për kundërshtar në 1/8 e finales Italia do ta ketë shtetin fqinjë, Austrinë, e nëse e kalon atë, në çerekfinale e pret fituesi i duelit mes Belgjikës dhe Portugalisë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani