Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Dita 22, dy çerekfinalet e para

Dita 22, dy çerekfinalet e para


2 July, 2021 @9:00

Pas dy ditëve pushim, sot Kampionati Evropian rikthehet me dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale.

Dy duelet e sotme janë Zvicra - Spanja (18:00) dhe Belgjika - Italia (21:00).

EURO2020 - SKEMA DREJT FINALES

Duke qenë për herë të parë në çerekfinale të një kampionati evropian, Zvicra veç ka arritur të shkruajë histori. Tash, në çerekfinale, zvicranët në mungesë të kapitenit Granit Xhaka (i suspenduar), do të kenë punë me Spanjën, e cila me plot vështirësi arriti ta eliminojë Kroacinë.

Mungesa e Xhakës te Zvicra padyshim që do të jetë e madhe, por nëse kundërsulmet zvicrane organizohen siç duhet, mbrojtja spanjolle, jo edhe aq në formë, mund të dënohet dhe kjo mund ta bëjë ndeshjen më interesante. Padyshim, favorite për të kaluar tutje është Spanja.

E ndeshja tjetër e ditës, ajo mes Belgjikës dhe Italisë, llogaritet të jetë ndeshja më e rëndësishme e çerekfinaleve.

Nëse Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne mungojnë, sidomos ky i fundit, Belgjika do të jetë më e parashikueshme në fazën sulmuese, e në anën tjetër përfaqësuesja italiane pa ndonjë yll specifik por me lojë shumë të organizuar grupore dhe mbrojtje solide e me përvojë, në ndeshjen ndaj Belgjikës e ka mundësinë ta tregojë seriozitetin e saj në luftën për më të mirin e Evropës. Nëse shohim ndeshjet e deritashme të Italisë këtë kampionat, Belgjika mund të quhet testi i parë serioz për ta.

Në njërën prej gjysmëfinaleve takohen dy fituesit e ndeshjeve të sotme, e në gjysmëfinalen tjetër luajnë fituesit e dueleve Angli - Ukrainë dhe Çeki - Danimarkë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani