CRISTIANO RONALDO

Foto: manutd.com
Do të bëj presion, që të luajë ndaj Newcastle
9 September, 2021 @22:32
Intervistë ekskluzive nga Cristiano Ronaldo për faqen zyrtare të ekipit tij të “ri” Manchester United. Por tash si një person krejt tjetër, me shumë më shumë përvojë dhe me shumë më shumë trofe e maturi.
Ai është i gatshëm për të debutuar të shtunën kur Manchester United pret në Old Trafford Newcastle Unitedin, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk ka marrë fjalë të sigurta nga Ole Gunnar Solskjaer se do të nis ndeshjen në 11-shen e parë të ekipit, por as që do të hyjë në lojë si zëvendësues.
“Do të jem me nerva të shtunën, por tash si më i pjekur, më me përvojë, jam i përgatitur për gjithçka. Gjithsesi do t’i bëj presion Oles për të më përfshirë në 11-shene parë, se nuk durohem. Jam plotësisht gati!” ka thënë Cristiano Ronaldo, natyrisht duke qeshur.
Manchester United pret Newcastle Unitedin të shtunën në ora 16:00, ndërsa ekipi ka dy fitore e një barazim nga tre xhirot e para të Premier Ligë.