STATS @ KOSOVA - SPANJA

Foto: FFK
Statistikat Kosova-Spanja, spanjollët asnjëherë jashtë loje
9 September, 2021 @0:31
Kosova është mposhtur nga Spanja në përballjen e gjashtë të saj në kuadër të Grupit B kualifikues për në Botëror.
Pas fitores ndaj Gjeorgjisë më 2 shtator dhe barazimit ndaj Greqisë më 5 shtator, Kosova e drejtuar nga Bernard Challandes është mposhtur nga Spanja 0-2 në natën e 8 shtatorit.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Ndërkaq, derisa dominimin e Spanjës në lojë e tregojnë statistikat, Kosova shumë lehtë do të kishte mundur që t’i përmbys të gjitha po të kishte më shumë fat në rastet e qindpërqindta të humbura në lojë.
E sa i përket statistikave të përgjithshme të ndeshjes, Kosova-Spanja, sipas UEFA-së, ato janë kështu:
Gola: Kosova 0-2 Spanja,
Tentime për gol: Kosova 7-18 Spanja,
Goditje në kornizë të portës: Kosova 3-5 Spanja,
Tentime të bllokuara: Kosova 0-1 Spanja,
Goditje nga këndi: Kosova 2-6 Spanja,
Pozitë jashtë loje (offside): Kosova 5-0 Spanja,
Pasime të kompletuara: Kosova 217-737 Spanja,
Posedimi i topit: Kosova 32%68 Spanja.