QAZIM LAÇI

Foto: FSHF
Pas golit të parë me kombëtaren, Laçi tregon ëndrrën
9 September, 2021 @0:18
Futbollisti i Shqipërisë, Qazim Laçi, pas golit të parë të tij të parë të shënuar me fanellën kuqezi ka thënë se ka qenë jashtëzakonisht i emocionuar.
Ai ka thënë se kjo ka qenë ëndërr e tij qysh nga fëmijëria, ndërsa ka thënë se Reja e ka të vështirë të bëj përzgjedhjen e 11-shes ndër të tjera, për shkak të cilësisë së lojtërve në kombëtare.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
“Emocionet janë shumë të mëdhaja. Ka qenë kënaqësi e madhe, goli. E kam ëndërruar si fëmijë. Por, më me rëndësi është tri pikëshi. Çka mendova kur shutova? Asgjë. E pashë ku ishte portieri dhe provova. U turbullova pak gjatë festës, ndoshta nga emocionet,” ka thënë i qeshur mesfushori peshkopias i Ajaccios në Ligue 2 të Francës.
E në fund, 25-vjeçari ka bërë të ditur se edhe selektori Reja nuk e ka të lehtë që të bëj 11-shen, pasi që të gjithë futbollistët në kombëtare po punojnë shumë dhe po presin rastin me 100 përqind gatishmëri për të qenë në lojë.