SHQIPËRIA 5-0 SAN MARINO

Fotot; FSHF
Përmirësim gol-dallimi dhe Shqipëria ngritet në pozitë të dytë
8 September, 2021 @22:58
Shqipëria është dashur të pres pak më shumë se gjysmë ore lojë derisa të shënojë për herë të parë në portën e San Marinos sonte.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
E me rehatinë e fituar në pjesë të parë që u mbyll me 1-0 të shënuar nga sulmuesi që së fundi kaloi në Serie A, Rey Manaj, në pjesë të dytë kuqezinjtë shpërthyen për të kryer detyrën si është më së miri dhe për të marrë pikët e plota në mënyrë komode, duke përmirësuar edhe gol-dallimin në grup me fitore 5-0 [Rey Manaj 32, Qazim Laçi 58, Armando Broja 61, Elseid Hysaj 68, Myrto Uzuni 80].
Fitorja ka ngritur Shqipërinë e drejtuar nga Edy Reja në pozitë të dytë të Grupit I kualifikues për Botëror, pasi që në përballjen tjetër, Polonia barazoi me Anglinë, 1-1.
Për të mos u harruar, Armando Broja dhe Odise Roshi kanë bërë nga dy asistime për bashkëlojtarët në fitoren 5-0.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Tash kuqezinjtë do të presin tetorit jashtëzakonisht të rëndësishëm, ku do të udhëtojnë drejt Hungarisë para se të presin Poloninë për të luftuar për vend të dytë në grup, pozitë kjo që mundëson PlayOff.