VEDAT MURIQI

Foto: FFK
Muriqi kërkon falje për rastin e humbur: Është dashur të gjuaja më mirë
8 September, 2021 @23:46
Sulmuesi i Kosovës, që shënoi dy gola në dy ndeshjet e kaluara dhe ishte shpresa kryesore e vendit për të shënuar gol edhe sonte ndaj Spanjës, ka kërkuar falje për rastin e mirë të humbur ndaj kundërshtarit sot.
Ai ka thënë se është dashur ndoshta të bëj një gjuajtje më të mirë, pasi që ndaj Spanjës raste të tilla nuk vinë shpesh.
“Dëshiroja të shënoja, por fati mungoi. Ndoshta është dashur të gjuaja pak më mirë, pasi që ndaj Spanjës nuk të ipen shumë raste. Kur nuk shënon, pëson dhe më vjen keq shumë që nuk shënuam në rastet që i patëm. Shpresojmë që në ndeshjet tjera të marrim pikët maksimale,” ka thënë Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës që luan për Lazion.