Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISMET MUNISHI - PAS NDESHJES

Do të fitojmë çdo ndeshje

Do të fitojmë çdo ndeshje


28 February, 2016 @17:49

Ismet Munishi, trajner i Hajvalisë, ka bërë të ditur pas derbit të fituar ndaj Prishtinës sot, se nëse ekipi i tij vazhdon me këtë angazhim, do të jetë i pandalshëm deri në fund të stinorit. 

“Një angazhim i tillë i lojtarëve që e kishin me Prishtinën i ka hije një klubi që lufton për titull kampioni. Me një qasje të tillë në lojë nuk do të kemi asnjë problem për të fituar ndeshjet jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit,” ka thënë Munishi, shkruan faqja zyrtare e klubit nga Kishnica sot. 

Sa i përket lojës, ai ka thënë se disa nuanca kanë vendosur fituesin. 

“Luajtëm ndaj një ekipi të fortë si Prishtina, që bëri lojë të mirë, por ne ishim për disa nuanca më të mirë dhe kjo vendosi fituesin,” ka shtuar Munishi. 

Hajvalia me këtë fitore ka kaluar në vend të dytë të klasifikimit dhe ka vetëm një pikë më pak se lideri Ferronikeli. 

Në xhiron e radhës, Hajvalia udhëton në Istog për tu përballur me ekipin e drejtuar nga Genc Hoxha. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga