KISHNICË

Pacolli vendos derbin
28 February, 2016 @15:27
Hajvalia ka shënuar fitore të madhe ndaj Prishtinës së stërpërforcuar në afatin kalimtar të janarit.
Golin e vetëm dhe vendimtar në ndeshje e shënoi Shkëlqim Pacolli që ka qëlluar portën prishtinase në minutën e 36 të pjesës së parë.
Raste më pas ka pasur nga të dyja palët, por përsëri më të mirën e ka pasur Pacolli, që i vetëm përballë portierit Granit Kolshi të Prishtinës, nuk ka arritur të shënojë për të vulosur fitoren më heret.
Në fund, Hajvalia merr fitore të madhe, ndërsa Prishtina duhet ta kërkojë atë në ndonjë ndeshje tjetër.