QËNDRIM BIRAJ
BOROZANI / A.P
Do të japim më të mirën
12 April, 2018 @17:36
Kapineti i Bashkimit, Qëndrim Biraj, para ndeshjes së Final Fourit, ka thënë se janë të motivuar dhe do të japin maksimumin për rezultate të mira. Borozani.com
“Fakti që ne e siguruam Final Fourin për herë të parë, në tre vite që jemi këtu, po ndihemi shumë të mirë dhe po motivohemi për sfidat e reja. Tani në Final Four ne e dimë që do të përballemi me skuadra me kualitet të lartë, por ne do të japim gjithçka nga vetja për rezultate pozitive. Në këto ndeshje më e rëndësishmja është se të gjithë lojtarët duhet të përkrahim njëri tjetrin, të luftojmë dhe të besojmë deri në fund në rezultate të mira”, ka thënë Biraj.
Bashkimi me Rilskin do të luajnë me 14 prill me fillim në ora 17:30 në Samokov të Bullgarisë.