Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Domgjoni transferohet në elitën holandeze

Domgjoni transferohet në elitën holandeze


26 May, 2021 @9:30

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicrane, Toni Domgjoni, e ka kompletuar zyrtarisht transferimin e tij te skuadra e Vitesses në Eredivisien holandeze.

Te ish-skuadra e Milot Rashicës, Domgjoni ka kaluar nga Zürichu, ndërkohë që kontrata e nënshkruar me klubin holandez është 3-vjeçare.

22-vjeçari i lindur në Kroaci te Vitesse u transferua si lojtar i lirë, pasi që kontrata e tij me Zürichun përfundon këtë verë.


 
Të gjitha lajmet nga International