BERN

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
Donat Rrudhani zyrtarizohet nga Young Boys
8 June, 2022 @13:47
Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, që mori ftesën e parë nga kombëtarja për ndeshjet e qershorit në Ligë të Kombeve, është zyrtarizuar si lojtar i ri i ish-kampionit të Zvicrës, Young Boys.
Skuadra në fjalë e ka zyrtarizuar njoftimin për transferimin e Rrudhanit, ndërsa mesfushori ofanziv 23-vjeçar bëhet e ditur se ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me ekipin verdhezi nga Berni.
Ai deri tash ka qenë pjesë e ekipit të Aaraut në Challenge Ligën e Zvicrës që është kategoria e dytë e futbollit profesionist helvetik, ndërsa ka shënuar 15 gola në 25 ndeshje me ata në stinorin e kaluar.
Vlera e transferit të tij sipas Transfermarkt është rreth 400 mijë euro.