Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Dorëhiqet trajneri në Ligë të Parë!

Dorëhiqet trajneri në Ligë të Parë!


4 September, 2022 @18:27

Pas barazimit të sotëm pa gola në ndeshjen e zhvilluar në Korishë të Prizrenit ndërmjet A&N dhe Trepçës, skuadra e A&N-së ka mbetur pa trajner, pasi që Petrit Rushiti ka ofruar dorëheqjen e tij.

Njoftimi i fundit i A&N ka bërë të ditur se kryesia ka pranuar dorëheqjen e Rushitit dhe në vazhdim do të kërkojnë zëvendësuesin.

“Kryetrajneri i skuadrës seniore, Petrit Rushiti, ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit, vendim ky që kryesia e klubit e ka aprovuar, ku e falenderojmë për punën e bërë deri tani duke i uruar suksese në të ardhmen. Ne vazhdojmë të bashkuar drejt synimeve tona për ndryshimet e rradhës do njoftoheni me kohë. Faleminderit, Petrit Rushiti!” - ka shkruar njoftimi i A&N botuar pak caste më parë.

Pas tri xhirosh, A&N ka një fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa Rushiti bëhet trajner i parë në të dyja grupet e Ligës së Parë që largohet nga klubi në edicionin 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë