ROMA 3-4 JUVENTUS

Dramë e goleadë në Olimpico, Juve pushton Romën me përmbysje të madhe
9 January, 2022 @20:36
Ka ndodhur një përmbysje e madhe në Stadio Olimpico të Romës sonte, derisa ekipi i Romës i drejtuar nga trajneri Jose Mourinho, nuk ka arritur të ruajë epërsinë 3-1 karshi Juventusit.
Bianconerët prej minutës së shtatëdhjetë deri në minutën e 77 kanë shënuar tri herë në portën romake, për të përmbysur rezultatin në 3-4 përfundimtare.
E për të qenë gjithçka edhe më e dhimbshme për vendasit, Lorenzo Pellegrini ka dështuar të shënojë nga penalltia në minutën e 83 të ndeshjes për të barazuar rezultatin. Hero u bë portieri polak Szczęsny që mbrojti portën në momentin vendimtar të ndeshjes.
Dhjetë minutat e fundit të lojës, Juventus i luajti me 10 lojtarë, pasi që Matthijs de Ligt mori kartonin e dytë të verdhë dhe u desht që të lirojë fushën.