Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBYLLET STINORI 2021/22

Dramë në sekondat e fundit, Stuttgart mbijeton, Hertha në barazh

Dramë në sekondat e fundit, Stuttgart mbijeton, Hertha në barazh


14 May, 2022 @18:16

Xhiroja e fundit e Bundesligës ka qenë plotë emocione, ndërsa më e madhja u ndie në Stuttgart, ku ekipi i drejtuar nga Pellegrino Matarazzo ka arritur që të shënojë gol me japonezin Wataru Endo në minutën e fundit të ndeshjes për të siguruar mbijetesën direkte në Bundesligë, pasi që Stuttgart mposhti Kolnin 2-1 [Kalajdzic 12, Endo 90+2 - Modeste 59].

Me këtë fitore, Stuttgart ka siguruar stinorin në Bundesligë, ndërsa në anën tjetër Hertha Berlin e drejtuar nga Felix Magath duke u mposhtur nga Borussia Dortmundi, do të kërkojë mbijetesën përmes barazhit, ndaj pozitës së tretë në Bundesliga 2 (në javën tjetër përfundon).

E te Borussia Dortmund Erling Haaland ka përjetuar për herë të fundit atmosferën e tifozërisë verdhezi në Dortmund, duke shënuar gol nga penalltia, derisa ekipi fitoi 2-1 [Haaland 68p., Moukoko 84 - Belfodil 18p.].

Sa i përket garave evropiane, Bayern, Dortmund, Bayer dhe Leipzig shkojnë në Ligë të Kampionëve, Union Berlin dhe Freiburg në Ligë të Evropës, ndërsa Koln në Ligë të Konferencës.

Robert Lewandowski, që sot edhe zyrtarisht është konfirmuar se dëshiron të largohet nga Bayerni me t’u kryer stinori, ka kryer për herë të pestë stinorin në Bundesligë si top-golashënues, derisa kësaj radhe (2021/22) shënoi 35 herë në portat kundërshtare, ndërsa në të gjitha garat e arriti shifrën e 50-golave.

Greuther Furth dhe Arminia Bielefeld bien në Bundesliga 2.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga