Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Dramë te Mali i Zi, serbët s’do të dalin në fushë, e as selektori

Foto: vijesti

Dramë te Mali i Zi, serbët s’do të dalin në fushë, e as selektori


7 June, 2019 @17:57

Selektori i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, bashkë me lojtarët serb të reprezentacionit të këtij vendi nuk do të dalin në fushë në përballjen që do ta zhvillojnë ndaj Kosovës!

Njoftimin shokant për malazezët e ka bërë podgoricasja Vijesti, duke bërë të ditur se trajneri me përvojë nga Beogradi Tumbakovic, bashkë me lojtarët që luajnë për Crvena Zvezdën, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, kanë pasur presione të mëdha nga ekipi i tyre dhe nuk do të jenë prezent në ndeshje. As ndihmësi i parë i Tumbakovicit nuk do të jetë në fushë, Sasa Jankovic.

“Pas gjithë atij presioni që kaloi këto ditë, dhe duke ditur që e pret edhe ndeshja në Prishtinë, vendimi i tij duket i kuptueshëm. Njëjtë, edhe Stojkovic e Ivanic janë tërhequr, nga arsyet josportive, të ndikuara nga tifozët dhe klubet, pa dëshirën e lojtarëve,” ka bërë të ditur Vijesti para pak çastesh.

Malin e Zi ndaj Kosovës sonte pritet ta drejtojnë ndihmësit e tij të dytë dhe të tretë, Miodrag Dzudovic dhe Dragoje Lekovic.

Malazezët tash presin edhe dorëheqjen e selektorit me stafin e tij.


 
Të gjitha lajmet nga