FADIL VOKRRI VAZHDON LOBIMIN
Drejt Turqisë
24 November, 2015 @12:29
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë sot ka marrë rrugë drejt Turqisë, ku pritet të takohet me homologët për të lobuar për pranimin e Kosovës në UEFA.
Takimet me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF) mbahen nesër më 25 nëntor, ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të Federatës.
Vokrri gjatë javëve të kaluara ka marrë përkrahje edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe ajo e Sllovenisë, pas vizitave që i bëri aty.
Vokrri në kohën e tij ka qenë lojtar i Fenerbahçes (1990-1992, 43 paraqitje, 13 gola) dhe respektohet shumë atje si ish lojtar i ekipit të madh nga Stambolli.